Në një reagim të kësaj sindikate shprehet shqetësimi pse Qeveria e kryeministrit Isa Mustafa, nuk e ka përfshirë RTK-ë në buxhetin e vitit 2016.
“Përveç deklaratave dhe shpeshherë leksioneve se si duhet të zhvillohet gazetaria e pavarur, kjo qeveri, por as qeveritë e mëparshme, nuk e kanë parë të arsyeshme se bashku me Kuvendin, si themelues i saj, ta zgjidhin financimin e përhershëm dhe të pavarur të RTK-së tash e 16 vjet”, thuhet në reagim të SPERTK-së.
SPERTK është e shqetësuar me këtë kërcënim të drejtpërdrejt nga Qeveria Mustafa, për të mos e financuar RTK-në.
SPERTK i bënë thirrje Kuvendit të Kosovës, si themelues i RTK-së, që sa më parë në këto ditë të bëjë zgjidhje dhe ta përfshijë RTK-në në skemën buxhetore të vitit 2016.
“Është e papranueshme të dëgjosh nga vetë kryeministri se si duhet RTK të funksionojë e pavarur, kur vetë Qeveria kërcënon hapur me mosfinancim të mediumit të vetëm publik RTK. SPERTK edhe njëherë kërkon nga Kuvendi, Qeveria, Bordi i RTK-së dhe menaxhmenti të ulen sa me parë brenda pak ditëve të gjejnë zgjidhjen rreth financimit të RTK-së”, thuhet në reagimin e sindikatës.