Lajmet e fundit
Mbi 100 shfrytëzues të paligjshëm të pronave kërkojnë të legjitimohen

Mbi 100 shfrytëzues të paligjshëm të pronave kërkojnë të legjitimohen

akpMbi 100 shfrytëzues të paligjshëm të aseteve të pashitura, që menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), kanë paraqitur kërkesë për të lidhur kontratë për qira pranë këtij institucioni.
Në listën që kjo agjenci ka, janë 233 asete që shfrytëzohen pa kontrata. Në mesin e tyre 103 asete shfrytëzohen nga institucionet vendëse e ndërkombëtare, nga ndërmarrjet publike dhe nga rastet sociale, shkruan sot Koha Ditore.
Janë 63 institucione vendëse që nuk kanë kontratë për shfrytëzim të aseteve, por që AKP-ja nuk i konsideron uzurpatorë, por si shfrytëzues pa kontratë apo të paligjshëm.
Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së, ka thënë për gazetën se Agjencia iu ka dërguar të gjithë shfrytëzuesve kërkesa që të arrijnë kontratë për shfrytëzim dhe që ata të bëjnë një gjë të tillë. (Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Leave a Reply

Your email address will not be published.