Mbishkrime kundër presidentit turk Rexhep Taip Erdogan janë shfaqur gjatë paradites së sotme në Universitetin John Hopkins të qytetit të Bolonjës ku studion djali i tij, Bilall Erdogan.
Bilall Erdogan ndodhet në Bolonja të Italisë prej më shumë se dy muajsh dhe ndjek në këtë Universitet një master studimi në Doktoraturë.
Mbishkrimet ” Erdogan vrasës”, “Bolonja nuk i harron masakrat e Erdoganit”, “Kurdistan”, “Erdogan terrorist”, “Rroftë PKK” kanë mbushur për disa orë gjatë paradites fasadën e jashtme të Universitetit John Hopkins e muret rrethuese të tij.
Më pas ato janë fshirë.