Disa spekulime po qarkullojnë ndërmjet vëzhguesve të hapësirës se Nasa po përgatitet të shpallë se ka zbuluar jetë në Mars, shkruan britanikja Mirror.
Sipas tyre Agjencia Amerikane e Hapësirës pritet të zhvillojë një konferencë urgjente për shtyp në Uashington ku do të shpallë se e ka zgjidhur misterin më të madh lidhur me Planetin e Kuq.
NASA gjatë muajve të fundit ka bërë disa herë deklarata të rëndësishme, si në korrik kur bëri të ditur ekzistencën e një planeti me kushtet si të Tokës, i quajtur Kepler-452b, jashtë sistemit tonë diellor.