Lajmet e fundit

Mblidhen krerët më të lartë të Serbisë, diskutohet për Kosovën

Ka nisur në Beograd takimi mes presidentit serb, kreut të Kishës dhe Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, në të cilin do të diskutohet edhe për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Kreu i ASHAS-së, Vladimir Kostiç, ka shkuar në takim te Presidenti i Serbisë me insistim të kryeministrit Aleksandar Vuçiç. Nikoliç kishte reaguar ashpër ndaj deklaratave të tij se Serbia e ka humbur Kosovën.

Të pranishëm Tomislav Nikoliç,Aleksandar Vuçiç, Kryeparlamentarja Maja Gojkoviç, Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Djuriç dhe disa ministra të tjerë.

Delegacioni i Kishës kryesohet nga Patriarku Irinej. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.