Shkruan: Gassan Al-Kibsi
Arabia Saudite ndërmerr reforma të thella
Arabia Saudite duhet të hapet jo vetëm për pelegrinët e Mekës, por edhe për turistët
Sipas hulumtimeve të bëra nga Instituti Global ‘McKinsey’, Arabia Saudite ka potencial për të dyfishuar GDP-në e saj dhe do të krijojë gjashtë milionë vende të reja pune deri në vitin 2030
Gjatë javëve të fundit, Qeveria e Arabisë Saudite ka qenë e angazhuar në një rishikim të paparë strategjik të politikave, që mund të ketë pasoja për çdo aspekt të jetës shoqërore dhe ekonomike të vendit. Detajet e plota pritet të shpallen në janar, por tashmë është e qartë se mbretëria – me ekonominë e 19-të në botë për nga madhësia – është në nevojë të madhe për reforma me ndikim të gjerë.
Ka dy arsye pse ndryshimi është bërë urgjent. E para ka të bëjë me rënien dramatike të çmimeve globale të naftës, nga mbi 100 dollarë për fuçi në mes të vitit 2014, në nën 40 dollarë sot. Me eksportet e naftës që përbëjnë gati 90% të të ardhurave të qeverisë, presioni mbi financat saudite ka qenë intensiv, bilanci fiskal është shndërruar nga një tepricë të vogël në vitin 2013, në një deficit prej më shumë se 21% të GDP-së në vitin 2015, sipas parashikimeve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Arsyeja e dytë është demografike. Në 15 vitet e ardhshme, rreth gjashtë milionë sauditë të rinj do të arrijnë moshën e punës, duke bërë presion të madh në tregun e punës dhe potencialisht duke dyfishuar madhësinë e tij.
Ka vend për optimizëm
Është e lehtë të jesh pesimist në lidhje me këtë gjithësi të rrethanave, dhe shumë komentatorë ndërkombëtarë edhe janë. Por, ka edhe arsye të mira për optimizëm, sidomos fakti se udhëheqja e re saudite është e vetëdijshme për sfidën dhe mundësitë që adresimi i saj mund të krijojë.
Sipas hulumtimeve të bëra nga Instituti Global ‘McKinsey’, Arabia Saudite ka potencial për të dyfishuar GDP-në e saj dhe do të krijojë gjashtë milionë vende të reja pune deri në vitin 2030, të mjaftueshme për të absorbuar fluksin e të rinjve – dhe, gjithnjë e më shumë, femrat e reja – që hyjnë në tregun e punës. Për të arritur këtë megjithatë, mbretëria do të duhet të reduktojë në mënyrë dramatike varësinë e saj nga nafta – një objektiv strategjik që ka qenë diskutuar prej kohësh, por kurrë nuk është zbatuar.
Arabia Saudite ka shumë sektorë me potencial të fortë për zgjerim. Vendi ka depozita të konsiderueshme të pashfrytëzuara të metaleve dhe mineraleve jometalike, duke përfshirë mineralet, si: fosfat, ari, zink, boksit, dhe silic me cilësi të lartë. Sektori i shitjes me pakicë tashmë po rritet shpejt, por ai mbetet prapa në shumë fusha.
Sektori i turizmit të vendit do të mund të zhvillohet dhe modernizohet, jo vetëm për miliona pelegrinë myslimanë të cilët vizitojnë vendet e shenjta të Mekës dhe Medinës çdo vit, por edhe për turistët. Arabia Saudite ka një vijë bregdetare të gjatë në Detin e Kuq, si dhe fusha të tjera të paprishura të bukurive natyrore që mund t’i tërheqin vizitorët. Sektori i prodhimit, gjithashtu, mund të ndërtohet, në këtë moment, mbretëria ka vetëm në shkallë të vogël të prodhimit të brendshëm, pavarësisht se është njëri nga tregjet më të mëdha në rajon për makina, makineri dhe mallra të tjera kapitale.
Bumi i naftës tashmë ka tejkaluar
Shfrytëzimi i këtyre mundësive do të kërkojë triliona dollarë në investime, përmirësime rrënjësore në produktivitet, si dhe një përkushtim të qeverisë. Dyfishimi i GDP-së gjatë 15 viteve të ardhshme do të kërkojë rreth 4 trilionë dollarë në investime, që është sa dy herë e gjysmë sasia e parave që hyri në ekonominë e mbretërisë gjatë bumit të naftës 2003-2013.
Arritja e këtij niveli të investimeve do të kërkojë reforma radikale të politikave. Gjatë bumit të naftës, shteti rriti pagat e sektorit publik dhe transferet e mirëqenies sociale – dhe në këtë mënyrë ka qenë një kontribues i madh për prosperitetin e amvisërive. Sektori publik vazhdon të dominojë shumë aspekte të ekonomisë, sidomos punësimin, rreth 70% e shtetasve sauditë punojnë për shtetin.
Por, transformimi i ekonomisë do të kërkojë pjesëmarrjen e investitorëve dhe bizneseve; në të vërtetë, ne llogarisim se deri në vitin 2025, të paktën 70% e investimit duhet të vijë nga sektori privat. Arritja e kësaj do të kërkojë rregullimin e kuadrit rregullator dhe ligjor të vendit.
Kjo gjithashtu do të kërkojë përmirësime të mëdha në produktivitet. Rritja e produktivitetit të Arabisë Saudite ka mbetur prapa krahasuar me shumicën e vendeve të tjera të G-20-s, duke u rritur me vetëm 0.8% në dekadën e fundit. Tani për tani, ekonomia saudite mbështetet kryesisht në paga të ulëta dhe produktivitet të ulët të punëtorëve të huaj me kontrata të kufizuara; në të vërtetë, punëtorët e tillë mbajnë më shumë se gjysmën e vendeve të punës në vend. Kjo do të duhet të ndryshojë nëse dëshirohet që ekonomia ta rrisë produktivitetin dhe të modernizuar sektorët e saj të tjerë nga ai i naftës.
Udhëheqja e re e mbretërisë duhet të marrë disa vendime të vështira, derisa formulon një strategji të detajuar ekonomike. Prioritetet më të rëndësishme përfshijnë rritjen e efikasitetit të shpenzimeve qeveritare dhe zhvillimin e burimeve të reja të të ardhurave për të zëvendësuar eksportet e naftës. Qeveria ka një numër opsionesh për të siguruar të ardhura të reja, duke përfshirë edhe një reformë të subvencioneve të kota të energjisë dhe futjen e tarifave që janë standarde në G-20, të tilla si tatimi mbi vlerën e shtuar.
Ndarja e ekonominë së Arabisë Saudite nga nafta nuk do të jetë e lehtë, dhe mbretëria ka nuk ka të arritura të mëdha në të kaluarën, në këtë drejtim. Por, ka shenja inkurajuese të hershme rreth përqendrimit të qeverisë, energjisë dhe vendosmërisë së saj. Njëra nga këto shenja është vendimi i fundit për të vënë një taksë mbi tokën e pashfrytëzuar që mund të zhvillohet për strehim. Një tjetër është bashkëpunimi i ri ndërministror që duket të jetë duke u zhvilluar nën kujdesin e Këshillit të Çështjeve Ekonomike dhe Zhvillimit, një organ i themeluar në janar të vitit 2015. Në qoftë se qeveria është e aftë për të mbajtur vendosmërinë e saj me kalimin e viteve, atëherë ajo do ta vendosë ekonominë në një trajektore të re, me ç’rast mbretëria do të transformohet tërësisht – për të mirë.
(Gassan Al-Kibsi është drejtor menaxhues i “McKinsey & Company”, Arabia Saudite).