Për Monarkun e Jordanisë, Abdullahun e II-të, është shtruar edhe tepihu i kuq.
Ndërsa, për të evituar protestat opozitare në ditën kur ka seancë edhe Kuvendi, sheshi Ibrahim Rugova u shpall zonë e ndaluar.
Në kësi rrethana, përkrahësit e opozitës munden vetëm që të hedhin ngjyrë e gjësende nga largësia, njofton Klan Kosova.
Por gjithçka u rregullua me kohë, dhe pritja për mbretin u be me ceremoni të lartë shtetëror.
E për ta mirëpritur atë, doli e para e shtetit, Atifete Jahjaga, të cilën Abdullahu e kishte pritur më shumë dashamirësi në dy vizita në mbretërinë e tij.
Himni dhe parakalimi para gardës së nderit të FSK-së, i paraprinë takimit të tyre kokë me kokë në zyrën e Presidentes, ku u diskutua për të arriturat e Kosovës gjatë këtyre viteve.
Mysafiri që vjen për herë të dytë në Kosovë, u shpreh i kënaqur me ndryshimet pozitive.