Pavijoni i dëshmitarëve në Burgun e Dubravës është mbyllur të shtunën. Tre dëshmitarë – të dënuar janë transferuar prej këtij Pavijoni në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc të Podujevës, shkruan sot Koha Ditore.
Autoritetet përgjegjëse kanë thënë se kjo është bërë për çështje sigurie. Por burime të “Kohës Ditore” kanë thënë se transferimi është bërë me rekomandim të ndërkombëtarëve.
Dëshmitarët e transferuar janë: Shpend Qerimi, Besnik Hasani dhe Shkumbin Mehmeti. Muaj më parë prej aty është larguar Enver Sekiraça, derisa dy muaj më herët është liruar dëshmitari tjetër i dënuar, Nazim Bllaca.