Lajmet e fundit

Mbyllet përkohësisht rruga “Pavarësia”

Komuna e Prishtinës përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë komunë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se pas inspektimit të rrugës “Pavarësia” (në mes të Pallatit të Drejtësisë dhe Hajvalisë), e cila ishte dëmtuar sot nga reshjet e shiut, për shkak të rrezikut që mund t’iu kanoset ngasësve të makinave ka vendosur që ta mbyllë këtë rrugë përkohësisht deri në riparimin e saj.

“Kjo rrugë është ndërtuar në vitin 2013, pa sistem adekuat të kanalizimit të ujërave atmosferikë e me drenazhë të dobët. Së këndejmi, nga reshjet e shiut që kanë filluar mbrëmë e po vazhdojnë edhe sot, një pjesë e rrugës është shembur. Luten ngasësit e makinave që të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në atë zonë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.