Lajmet e fundit
Mc Kresha i dashuruar ‘gjer në vesh’

Mc Kresha i dashuruar ‘gjer në vesh’

Zhurma e madhe që u krijua rreth lidhjes së tij me këngëtaren nga Shqipëria, Rozana Radi, e pastaj ndarjes, si duket ka bërë që reperi Mc Kresha t’i kushtojë rëndësi të veçantë jetës së tij private, sidomos lidhjeve të dashurisë duke i mbajtur larg publikut ato.
I pyetur disa herë rreth kësaj temë e thashethemeve se Mc Kresha është dashuruar, vetë reperi nuk ka pohuar asnjëherë një lajm të tillë dhe as ka pranuar të flasë rreth kësaj teme, duke u munduar t’i mbajë të fshehtë gjërat e tij private.
Por, fshehtësia nuk i zgjati shumë, sepse ne zbuluam se krijuesi i hitit “Lej flleshat” është dashuruar dhe vajza fatlume është një vajzë nga Prishtina e cila quhet Fjolla Pula.
Se reperi është dashuruar kokë e këmbë na e vërteton edhe fytyra e tij e lumtur krah të dashurës së tij me të cilën janë bashkë qe një kohë të gjatë.
Ndryshe, Fjolla e cila tani do të njihet si e dashura e reperit është motra e këngëtares Adea Pula.

Leave a Reply

Your email address will not be published.