Lajmet e fundit
Më 15 tetor UEFA vendos për racizmin ndaj shqiptarëve në Moskë

Më 15 tetor UEFA vendos për racizmin ndaj shqiptarëve në Moskë

UEFA do të vendosë më 15 tetor për koret raciste ndaj shqiptarëve të tifozëve të Lokomotivës së Moskës, në ndeshjen ndaj Skënderbeut.

Në ndeshjen e zhvilluar më 1 tetor në kryeqytetin rus nuk munguan thirrjet “Vritini shqiptarët!” dhe “Kosova është Serbi”.

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i këtij organizmi pritet të mblidhet më 15 tetor.

Loja u ndërpre për disa momente dhe koret raciste janë dëgjuar nga i dërguari i organizimit Europian të futbollit.

Sipas rregullores së UEFA-s, Lokomotiva e Moskës rrezikon mbylljen e disa tribunave të stadiumit dhe nëse përsëritet, mund të mbyllë dyert për të gjithë në takimin e radhës dhe të gjobitet klubi organizator.

Tani radhën e ka Komisoni i Disiplinës së UEFA-s, që të shqyrtojë çështjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.