Lajmet e fundit

Më 30 Nëntor në Apel Rasti i Pasaportave

Gjykata e Apelit ka vendosur që ta shqyrtojë rastin e pasaportave më 30 nëntor.

Lajmin e bën të ditur kjo gjykatë me anë të një njoftimi.

Apeli kishte paraparë shqyrtimin e ankesave të të dënuarve për keqpërdorimin e 1.4 milionë eurove të kontratës së pasaportave biometrike mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kompanisë austriake OeSD më 26 tetor, por atëherë shqyrtimi nuk ndodhi, pasi nuk ishin sjellë të akuzuarit nga qendra e paraburgimit.

Më 18 dhjetor të vitit të kaluar Natali Velija, e akuzuara kryesore e këtij procesi u dënua me 12 vjet burg dhe 25 mijë euro gjobë, ndërsa Fisnik Blakaj me një vit burg me pak e shumë të njëjtë gjobe.

Të dy u ngarkuan për t’ia paguar kompanisë austriake shumën prej 1.4 milionë eurove që i mungonte në llogari OeSD-së.

Edhe gjashtë të akuzuar tjerë morën dënime atëherë nga tetë deri në një vit burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.