Veturat zyrtare me targat 3Z tashmë jemi mësuar që t’i shohim vend e pa vend. Një e tillë është parë pasditën e sotme në sheshin kryesor të Prishtinës.
Vetura zyrtare 3Z, po qëndron në sheshin ‘Nëna Tereza” qe një kohë ndonëse është e ndaluar që të parkohet në këtë vend. Vetura zyrtare i takon Komunës së Pejës.
E siç duket personat zyrtarë nuk po i dëgjojnë paralajmërimet e kryeministrit Mustafa i cili paralajmëruar masa për ndalimin e përdorimit të veturave jashtë orarit të punës që shfrytëzohen për nevoja private./GazetaFjala/

