Lajmet e fundit

Më 9 janar në ring ngjitet Haxhi Krasniqi

Sportisti i njohur nga Juniku do të ngjitet në ring për të mbrojtur titullin e kampionit të botës në kategorinë super të mesme.

Boksieri shqiptar Robin Krasniqi po përgatitet intenzivisht për ndeshjen e tij të radhës, e shtunë, 9 janar, kundër gjermanit me origjinë turke Cagri Ermis, kampion i IBF të Evropës në kategorinë super te mesme.

Junikasi do të boksojë në kategorinë super të mesme, meqë vitin e kaluar ai dështoi ta fitonte titullin e kampionit të botës në kategorinë më të rëndë ndaj boksierit Jurgen Brahmer.

Dueli mes tyre do mbahet në hotelin e kryeqytetit Berlin, Maritim, ku do mund të ndiqet drejtpërsëdrejti në SAT 1.

Për ndeshjen e tij të 49-të, ka shkruar me superlativa edhe tabloidi më i madh gjerman, Bild. “Krasniqi ka ndryshuar strategjinë e lojës dhe dyluftimit,” shkruhet në të, duke besuar edhe në fitore të shqiptarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.