Lajmet e fundit
Më shumë se 90 mijë refugjatë kanë kaluar përmes Kroacisë, vetëm në dy javët e fundit

Më shumë se 90 mijë refugjatë kanë kaluar përmes Kroacisë, vetëm në dy javët e fundit

Policia kroate ka raportuar se në më pak se dy javë, më shume se 90 mijë refugjatë kanë kaluar përmes Kroacisë në drejtim të Europës Perëndimore.

Ministri i Brendshë,  Ranko Ostojic, ka deklaruar se vetëm pesë njerëz kanë ngelur në dy kampet kryesore të refugjatëve në Kroaci, ndërsa pjesa tjetër janë zhvendosur për në Hungari, transmeton Gazeta Blic.
Refugjatët e larguar nga lufta dhe varfëria janë kryesisht nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika, ndërsa qëllimi i tyre është që të shkojnë drejt vendeve të pasura të Europës Perëndimore, si Gjermania dhe Suedia.
Kroacia është bërë një vend tranzit për refugjatët, pasi Hungaria mbylli kufirin e saj me Serbinë.
Megjithatë, fluksi i madh i refugjatëve pritet që të zvogëlohet për shkak të përkeqësimit të motit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.