Pavarësisht faktit se presidentja, Atifete Jahjaga, përfaqëson unitetin e popullit ajo po tregohet indiferente karshi gjendjes se krijuar në vend.
E para e vendit, po heziton të organizojë tryezë me liderët e partive politike përkundër thirrjeve të shumta për një takim të tillë.
Tribuna Channel ka disa ditë që ka kontaktuar më Zyrën e Presidentes, mirëpo nuk ka arritur të marrë përgjigje nëse e para e shtetit do të ndërhyje më qëllim të tejkalimit të bllokadës.
E nga ana tjetër, analisti politik dhe avokati, Azem Vllasi, thotë se në këtë gjendje ku partitë politike nuk kanë mundësi të merren vesh për daljen nga kjo bllokade, ideja më e mirë sipas tij, është që presidentja Atifete Jahjaga t’i thërret në një tryezë përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare.