Lajmet e fundit

Me veturë diplomatike hyn në të kuqen midis Prishtinës (Foto)

Zakonisht jemi mësuar që shkelësit e rregullave të komunikacionit të jenë qytetarët e rëndomtë, mirëpo shpesh kemi hasur që shkelësit e këtyre rregullave të jenë edhe zyrtarë të lartë.

E kësaj liste i është shtuar edhe kori diplomatik në Kosovë, raporton Indeksonline.

Një veturë me targa diplomatike është fotografuar duke kaluar në të kuqen në semaforët kryesor tek “Katedralja” në kryeqytet.

Kjo veturë ka rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, derisa nuk ka qenë në përcjellje të policisë.

Ndoshta kanë menduar se i mbron imuniteti diplomatik edhe në të kuqen! /Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.