Nuk kanë të ndalur keqpërdorimet e veturave zyrtare. Edhe sot, ditë e Kurban Bajramit, zyrtarët e shtetit i shfrytëzojnë veturat zyrtare për punë private.
Pavarësisht se është ditë pushimi dhe veturat me 3Z nuk lejohet të përdoren, ky zyrtar i shtetit nuk i kursen ato.
Lexuesi i Portalit Infokusi, i cili e ka dërguar këtë foto, ka thënë së këta janë udhëheqësit tanë. “Me vetura të shtetit dhe paratë tona, këta njerëz i shëtisin bijat”, ka thënë lexuesi ynë, duke shprehur mllef ndaj kësaj papërgjegjësie të zyrtarëve që paguhen me paratë e shtetit. /Infokusi.com/