Kanë qenë të shumta mediat e huaja që kanë komentuar humbjen e Shqipërisë 0-2 ndaj Serbisë mbrëmjen e së enjtes në stadiumin e Elbasanit. Pothuajse të gjitha janë fokusuar te pësimi i dy golave në minutat e fundit të takimit.
Gazeta më e madhe sportive në Itali, “La Gazzetta dello Sport” shkruan se “De Biazi tashmë është i detyruar të fitojë në Armeni”. Gazeta italiane e nis artikullin: “Serbia kalon në Tiranë 2-0. Minuta ankthi për skuadrën e De Biazit që pëson të parin gol nga Kolarov në minutën e 91′ dhe tre minuta më vonë ka ardhur edhe dopieta në kundërsulm me anë të Ljajic”,- shkruan gazeta italiane. Ajo thekson se Shqipëria është e detyruar të fitojë në ndeshjen e fundit në Armeni “për të mos i thënë lamtumirë ëndrrës Euro 2016”.
Gazeta “Tutosport” del me titullin: “Shqipëri – Serbi 0-2 – Garë e blinduar në Elbasan”. Nga kjo gazetë shkëputim: “E përfolura si derbi i Ballkanit shkoi në favor të Serbisë. Ka shënuar Kolarov në minutën e 91′dhe interisti Ljajic në minutën e 94. Skuadra e De Biazit është në vendin e tretë, një pikë pas Danimarkës, por me një ndeshje për të luajtur ende. Do të luhet për gjithçka më 11 tetor kundër Armenisë. Serbia ndalon me 2 pikë dhe me tre pikë penalizim”.
AbcNews e vë theksin te fitorja e sërbëve në minutat shtesë. “Serbia rrëmben fitoren 2-0 në Shqipëri në një takim të tensionuar”.
YahooNews: Serbia pengon shpresat historike të Shqipërisë për të shkuar në Europë.
ESPN: “Serbia shënon dy herë në kohën shtesë dhe shokon Shqipërinë”
“The Guardian”: “Një përfundim dramatik në Elbasan Arena me dy gola diferencë në minutën e 90′ kanë bërë diferencën e Serbisë e cila ka luajtur për krenari dhe asgjë tjetër. Nata e madhe e Shqipërisë u prish nga një nxitim i skuadrës, por ata kanë edhe një shans të dytë për t’u kualifikuar pas tri ditësh në Armeni”.
“Daily Mail” del me titullin: “Branislav Ivanovic dhe Nemanja Matic dëmtohen në ndeshje, por Serbia siguron fitoren 2-0 në minutat e fundit ndaj Shqipërisë në ndeshjen e “ri-luajtur” pas përplasjeve për dronin.” Britanikja shkruan se loja ishte i qetë në krahasim me atë që ndodhi pas dronit të hedhur në Beograd vitin e kaluar.