Mbledhja e Senatit të Universitet të Prishtinës është duke u mbajtur pa praninë e mediave, pasi ato nuk po lejohen që të marrin pjesë në këtë takim përkundër urdhëresës që ministri i arsimit, Arsim Bajrami i kishte bërë Këshillit drejtues për t`i lejuar ato.
Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli është kategorik që mediat të mos lejohen të marrin pjesë në këtë mbledhje.
E në kohën kur po mbahet ky takim, dhjetëra studentë po protestojnë para Rektoratit me kërkesat e njëjta për shtimin e afateve të provimeve.
Ata njëherësh po kërkojnë mos politizimin e këtij institucioni, njofton Klan Kosova.