Lajmet e fundit

Mediat serbe: Opozita në Kosovë është e ‘dirigjuar’ nga Hashim Thaçi

Rruga e bllokuar me kontejnerë gjatë protestave të opozitë Rruga e bllokuar me kontejnerë gjatë protestave të opozitë

Trazirat në Prishtinë për arsye të Asociacionit të Komunave serbe i japin alibi Qeverisë së Kosovës për të bllokuar dialogun me Beogradin i cili po zhvillohet në Bruksel.

Kështu ka thënë për gazetën serbe Blic, Milovan Drecun, Kryetari i Komisionit për Kosovën, duke komentuar kaosin në rrugët e Prishtinës, të cilin partitë opozitare po vazhdojnë ta bëjnë, ndërsa qeveria sipas tij po dështon ta parandalojë.

“I gjithi është një aksion i menduar dhe sinkronizuar i cili, kur të pastrohet prej papastërtive politike dhe luftës për pushtet të opozitës, në të vërtetë paraqet arsyetimin më të mirë të Kosovës për bllokimin e implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe zvarritjes së formimit të Asociacionit të komunave serbe. Për ngjarjet në rrugë përgjegjëse është qeveria, ndërsa opozita po fiton pikë”, ka thënë Drecun, shkruan Blic, transmeton lajmi.net

Ndërsa në pyetjen se nëse opozita atëherë punon për Hashim Thaçin, të cilin opozita përndryshe nga kryeministri Isa Mustafa, nuk e kishte gjuajtur me vezë apo sulmuar me sprej lotsjellës, Drecun thotë që “Ekziston dyshimi, përderisa nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete, mund të thuhet që Thaçi është përgjegjës për të gjitha këto”, ka thënë më tutje Drecun.
Edhe pse trazirat po ndodhin qe 5 herë, Policia e Kosovës vetëm dje ka dhënë vendimin për arrestimin e themeluesit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për ndërhyrje në rendin parlamentar, ndërsa ai është ende në liri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.