Lajmet e fundit

Mediat serbe: Thikë pas shpine nga fqinjët tanë

Fqinjët e Serbisë, Mali i Zi dhe Maqedonia janë midis vendeve që mbështetën pranimin e Kosovës në UNESCO! Dhe ky vendim i tyre, ka irrituar publikun serb.
Siç shkruan Kurir, transmeton Telegrafi, në mesin e vendeve që votuan “për” janë Afganistani, Shqipëria, Austria, Belize, Britania e Madhe, El Salvador, Emiratet e Bashkuara Arabe, Estonia, SHBA, Maqedonia, Franca, Gaboni, Gambia, Guinea, Italia, Kuvajti, Mali i Zi, Republika Dominikane, Gjermania, Tajlanda, Çadi, Republika Çeke, Suedia.

“Serbia ka mundur të bind 14 vende. Nga ana jonë ishin Argjentina, Angola, Brazili, Kina, Ekuadori, Spanja, Etiopia, Rusia, India, Maroku, Meksika, Namibia, Nigeria dhe Kuba. Një grup tjetër prej 14 vendesh ishin të pavendosur si Bangaldeshi, Egjipti, Indonezia, Japonia, Malavia, Mali, Mauritius, Mozambiku, Nepali…”, shkruan më tej Kurir.

Rikujtojmë, Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s ka 58 anëtarë, 32 prej të cilave e kanë njohur njohur Kosovën, dhe rreth njëzet prej tyre e kanë mbështetur kërkesën shqiptare për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Vendimi përfundimtar i takon Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, e cila mblidhet nga 3 deri në 18 nëntor.

Konferenca e Përgjithshme përbëhet nga përfaqësues të 195 vendeve anëtare. Çdo vend anëtar ka një votë, dhe vendimi kërkon një shumicë prej dy të tretash.

Leave a Reply

Your email address will not be published.