Hedhja e gazit lotsjellës për herë të dytë në Kuvendin e Kosovës ka tërhequr vëmendjen e medieve ndërkombëtare.
Gazeta më e madhe zvicerane “Blick.ch” ka shkruar për kaosin e sotëm në Kuvendin e Kosovës.
Kjo e përditshme shkruan se si deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli me shtetësi zvicerane ka hedhur gazin lotsjellës në Kuvend.
“Njëri nga deputetët Faton Topalli, i cili është përfaqësues i partisë së majtë-nacionaliste Vetëvendosje, është shtetas kosovar- zviceran ka qenë i udhëzuar për të ndezur gazin lotsjellës sot në Kuvend. Topalli do të përballet me një hetim penal. Diskutimet mbi të drejtat e pakicës serbe në Kosovë edhe javën e kaluar kanë ndezur sallën e Kuvendit, ku edhe atëherë pati sulm me gaz lotsjellës ku si pasojë dy deputete femra u dërguan në spital”, shkruar Blick.ch