Lajmet e fundit

Meha: Demarkacioni me Malin e Zi është në bazë të Pakos së Atisaarit

Murat Meha, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, konsideron se vija kufitare e demarkacionit me Malin e Zi është bërë në bazë të parimeve, duke u nisur nga pakoja e Ahtisaarit, Kushtetuta e vitit 1974, marrëveshja në Kumanovë, si dhe në bazë të parimeve të Agjencionit Kadastral të Kosovës.

“Rezoluta e këtij viti, konstatimi i komunës së Pejës, kërkojnë që vija të bëhet sipas kushtetutës së vitit 1974. Parimi i punës ka qenë i bazuar në Pakon e Atisaarit, në Kushtetutën e vitit 1974, marrëveshja në Kumanovë dhe me Agjencionin Kadastral të Kosovës”, është shprehur ai në RTK, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se të hyrat ligjore të këtij përcaktimi të vijës kufitare duhet të numërohen nga kryeministri, pasi një vendim i tillë është marrë nga Qeveria në vitin 2012.

“Ky përcaktim i vijës kufitare të hyrat ligjore të numërohen nga kryeministri, pasi kjo punë është shtetërore. Në vitin 2012 me vendim të Qeverisë, Komisioni Shtetëror duhej ta bënte shënimin e vijës kufitare sipas marrëveshjes ndërkombëtare”, ka thënë Meha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.