Lajmet e fundit
Meha: Nuk ma lejon etika dhe kultura familjare të merrem me Haradinajn

Meha: Nuk ma lejon etika dhe kultura familjare të merrem me Haradinajn

Në mbledhjen e komisionit për punë të jashtme, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj gjatë debatit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e ka quajtur “peder” Murat Mehën që është kryetar i komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.

Ndërsa vetë i apostrofuari nga Haradinaj, Murat Meha, nuk ka dashur të komentojë rreth cilësimit që mori nga lideri i partisë së dytë opozitare në Kosovë.

“Etika ime morale, profesionale, dhe familjare e cila 100 vjet ka kontribuar për shtetin nuk më lejon që të shprehem dhe të sillem në mënyrën e tillë, me njerëz të cilët jetojnë në shekullin e XXI dhe nuk e kuptojnë dokumentacionin”, tha Meha për KALLXO.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.