Lajmet e fundit

Meha paraqet në polici rastin e sulmit me vezë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kryetari i Komisionit të demarkacionit për Kosovë, Murat Meha ka paraqitur në polici rastin e sulmit me vezë nga persona të panjohur.
“Ankuesi mashkull kryetar i komisionit të demarkacionit për Kosovë ka raportuar se me datën 11.01.2016 nga persona të panjohur është sulmuar me vezë. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.
Kujtojmë se aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë sulmuar të hënën me vezë kryetarin Meha te Fakulteti Teknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.