Lajmet e fundit

Memli Krasniqi: Festo me prodhime vendore

Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi me anë një të një statusi në llogarinë e tij në Facebook i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t`i blejnë dhe promovojnë produktet vendore

“Kompanitë tona prodhuese, nga viti në vit kanë shtuar linjat e prodhimit dhe kanë zgjëruar prezencën në treg. Cilësia e prodhimeve vendore është rritur dukshëm dhe në familje time ato kanë zëvendësuar pothuajse të gjitha prodhimet e huaja. Jo veç pse janë vendore, por sepse janë cilësore dhe të shijshme’.

“Si ministri, në vitet e fundit i kemi përkrahur shumë prodhuesit vendor. Gjatë këtij viti kemi përuruar disa fabrika, ndërsa shumë të tjera janë në proces të rritjes së kapaciteteve të prodhimit, edhe me ndihmën e granteve të ministrisë. Mbështetja jonë nuk do të mungojë asnjëherë, në mënyrë që tryezat tona të mbushen me prodhimet tona”.

“Por, mbështetja më e madhe është që secili prej nesh t’i blejë dhe t’i promovojë këto prodhime. Duke e bërë këtë, ne të gjithë ndihmojmë zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe mundësojmë hapjen e e vendeve të reja të punës. Andaj, për festat e fundvitit dëshiroj të ju rekomandoj që ta begatoni sofrën tuaj me prodhime vendore” ka shrkuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.