Lajmet e fundit

Mensur Safqiu i Stupcave dikur e kishte ndihmuar UÇK-në

Fatmir Limaj e ka komentuar në Interaktiv skeçin e Stupcave për UÇK-në.

Ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Çeliku ka thënë se “e respekton të drejtën e lirisë së shprehjes dhe bërjes së artit”.

Sipas tij, luftën çlirimtare më shumë e kanë dëmtuar deputetët e koalicionit qeverisës, PDK-LDK.

Limaj ka treguar se “gjatë luftës përkrahës i saj me disa filmime dhe një letër përkrahëse ka qenë edhe aktori Mensur Safqiu, pjesë e Stupcave”.

Kujtojmë se kundër “Stupcave” kanë dal shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku. Kjo e fundit ka përkrah krijimin e Gjykatës Speciale, e cila do të gjykojë krimet e supozuara të UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.