Çdo njeri ka ditën e tij të keqe. Bashkëshorti juaj ndoshta sot e ka atë ditë, gjë që mund të shkaktohet nga lodhja, stresi ose edhe nga mungesa e interesit që ai tregon për punën që bën, pasi që ajo nuk është puna që ai çdo herë e ka ëndërruar.
Nënat janë shtylla e shtëpisë, ajo është njeriu që kujdeset për çdo njëri në shtëpi dhe për qetësin e tyre.
Këto janë disa nga format që në mënyrë të thjeshtë mund ta qetësoni bashkëshortin tuaj:
Priteni te dera kur kthehet nga puna : Ndonjëherë ndoshta mund të jetë e vështirë që t`i leni punët në gjysmë dhe të vraponi drejt derës për ta pritur bashkëshortin, mirëpo bëjeni këtë , sepse kjo do ta bënte atë të ndjehet shumë mirë.
Mos e pritni në derë me problemet që i keni kaluar gjatë ditës me fëmijët: Është normale dhe veti shumë e mirë që të bisedoni me bashkëshortin për ditën e juaja, mirëpo mos ia nxini frymën atij , priteni deri sa të çlodhet dhe pastaj bisedoni.
Dëgjojeni : Pasi ai të ketë pushuar për disa minuta, pyete se si kishte qenë dita e tij. Bëjeni të kuptojë që ju i kushtoni 100 % vëmendje.
Lavdërojeni : Ndonjëherë bashkëshorti juaj ka nevojë që të dëgjojë nga ju sa i mirë është. Bëjeni ta kuptoj që nëse e ka kaluar një ditë të keqe nuk i bie që ka një jetë të keqe.
Lejojeni të luajë me fëmijët : Pas një dite të vështirë, reagimi juaj i menjëhershëm ndaj fëmijëve mund të jetë që të mbajnë qetësinë dhe të mos i pengojnë babait të tyre, mirëpo kjo mund të jetë gabim. Loja me fëmijët mund të ia shpërqendrojë mendjen dhe mund ta largojë atë nga rutina e përditshme.