Kompania e cila merret me modifikimin e veturave, Posaidon, ka zgjeruar ofertën e saj me paketën për modifikimin e karavanit Mercedes-AMG C63 / C63 S Estate.
Ndryshimet më të rëndësishme, për dallim nga modeli standard, përfshijnë përforcimin e motorit 4.0-litër Bi-Turbo V8 me një Turbo-mbushës të ri, njësinë e riprogramuar ECU, si dhe sistemin e ri sportiv të shkarkimit.
Motori i lartpërmendur tani është përforcuar në 700 kuajfuqi, ndërsa modeli standard C63 është me kapacitet prej 476 kuajfuqi dhe modeli C63 S është me kapacitet prej 510 kuajfuqi.
Ky motor është i kombinuar me marshin e modifikuar me shtatë shpejtësi.
Ndërkaq përshpejtimin nga 0 deri në 100 kilometra në orë tani e arrin për 3,4 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale deri në 343 km/h.