Lajmet e fundit

Merkel arrin në Turqi për bisedime lidhur me refugatët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot ka rritur në Stamboll për bisedime lidhur me krizën e refugjatëve me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kancelarja Merkel po përpiqet të siguroj një marrëveshje të Bashkimit Evropian me Turqinë, për mbështetje dhe për lidhje më të afërta, duke e ndihmuar në inkurajimin që refugjatët nga Siria të mbesin në Turqi.

Merkel është nën presion, përfshirë edhe nga aleatët e saj konservatorë, për ta ashpërsuar kontrollin në kufijtë gjermanë dhe për t’i kthyer refugjatët.

Këtë vit, Gjermania i pret prej 800 mijë e deri në një milion hyrje të reja të migrantëve.

Në një pako të mbështetjes së Bashkimit Evropian për Turqinë, përfshihet edhe ndihma prej 3 miliardë eurosh për mbajtjen e më se 2 milionë refugjatëve, që aktualisht strehohen në Turqi./rel

Leave a Reply

Your email address will not be published.