Sipas një libri të Sir Antgony Seldon i titulluar “Cameron At 10” e që publikohet në mënyrë serike në “Mail on Sunday”, raportohet se kancelarja gjermane Angela Merkel, I kishte thënë një herë kryeministrit britanik: “Ne të gjithë të urrejmë ty”.
Raportohet se këtë fjali, Merkel ia kishte thënë Cameronit në kohën kur ky I fundit kërcënonte se Britania do ta linte Bashkimin Europian.
Kjo kishte ndodhur më 10 nëntor 2012 gjatë një darke.
“Merkel i kishte treguar Cameronit se duhej të merrte këshilla nga një grua më e vjetër” dhe se “duhej të bëhej më pak agresiv”, para se t’ia thoshte fjalinë “se të gjithë e urrejnë Cameronin”.