Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se ajo dëshiron që ‘në mënyrë drastike’ të redukton numrin e refugjatëve në Gjermani, duke sinjalizuar një kompromis ndaj kritikëve të politikës së saj.
Merkel i ka bërë rezistencë presionit nga aleatët brenda Unionit Kristian Demokrat (CDU) për të vendosur një limit mbi numrin e refugjatëve që hyjnë në Gjermani, i cili deri në fund të vitit pritet të arrijë deri në 1 milion, transmeton Gazeta Blic.
“Në të njejtën kohë ne kemi marrë në bord shqetësimet e njerëzve, të cilët janë shqetësuar për të ardhmen dhe kjo do të thotë që ne duam të reduktojmë në mënyrë drastike numrin e refugjatëve,” tha Merkel për transmetuesin ARD.
Merkel, popullariteti i të cilës ka rënë ndjeshëm pas krizës së refugjatëve, tha se fjala ‘kufi’ nuk funksion në rezolutën kryesor të CDU-së.
Ai shtoi se nuk e kishte mbështetjen e gjërë të CDU-së për reduktimin e refugjatëve, transmeton Gazeta Blic.
Këtu përfshihej edhe bashkëpunimi me Turqinë për të luftuar trafikantët, përmirësimin e situatës në kampet e refugjatëve sirianë në Turqi, Liban dhe Jordani, dhe forcimin e kontrollit të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.
Kritikët konservatorë të Merkelit mendojnë se tashmë ajo rrezikon të kandidojë në zgjedhjet për mandatin e katërt i cili do të mbahet në vitin 2017.