Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Turqinë ditën e diel, ku temë kryesore e diskutimit do të jetë lufta kundër terrorizmit në Siri dhe kriza e refugjatëve.
Kancelarja gjermane do të takohet me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri Ahmet Davutoglu me të cilët do të zhvilloje bisedime për ‘luftën e përbashkët kundër terrorizmit, situatës në Siri dhe menaxhimin e krizës së refugjatëve,” tha zëdhënsi i saj Steffen Seibert, transmeton Gazeta Blic.
Merkel ka dënuar ashpër sulmin vdekjeprurës në Ankara, duke e cilësuar si një ‘një akt të veçantë frikacak që synon drejtpërdrejt kundër të drejtave civile, demokracisë dhe paqes”, tha Seibert.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme gjermane tha se Turqia është një ‘shtet kyç” për të ndihmuar Evropën të menaxhuar fluksin e refugjatëve.
“Turqia është vend i madh, është në NATO dhe është në kufi me ISIS-in dhe me të gjitha luftërat në Lindjen e Mesme,” tha zëdhënësi, Martin Shafer, në një konferencë për shtyp, transmeton Gazeta Blic.
“Stabiliteti i saj politik dhe rendi kushtetues e bëjnë Turqinë një vend shumë të rëndësishëm për stabilitetin në rajon,” shtoi ai.