44 Deputetë të partisë CDU nuk duan të mbështesin më tej kursin e kancelares Merkel. Ata kanë shkruar një letër ku kërkohet dëbimi i refugjatëve, të cilët nuk kanë pasaporta të rregullta apo kanë ardhur përmes vendeve të tjera të BE-së.
Ata flasin për një disponim tepër të keq në rrethet e tyre zgjedhore, për shkak të politikës në Berlin.
Një ndër iniciatorët është deputeti Christian von Stetten. Në televizionin “N-TV” ai ka deklaruar: kjo nuk është kryengritje kundër kancelares Merkel. Nënshkruesit duan të bëjnë të qartë domosdoshmërinë e respektimit të ligjeve gjermane dhe evropiane. Së bashku me 56 deputetë të CSU-së, ata tani përbëjnë një grup prej 100 personave në grupin CDU/CSU, të cilët janë hapur kundër kursit të kancelares Merkel. Kjo është një e treta e deputetëve konservatorë. /Zëri/