Lajmet e fundit
Merkel nuk e do diplomatin e Milosheviqit

Merkel nuk e do diplomatin e Milosheviqit

Sekretari i PD Dushan Spasojeviq tha se kancelaria gjermane Angela Merkel nuk ka pranuar propozimin që ambasadori serb në Berlin të jetë Zoran Jeremiq

Spasojeviq pohoi se Merkel ka refuzuar të jap agremanin Jeremiqit (66), për shkak të lidhjeve të tij me regjimin e Slobodan Milosheviqit.

“Jeremiq ka qenë ambasador yni në Gjermani deri në ndryshimet e pesë tetorit të 2000, për çka Berlini zyrtar ka refuzuar kandidaturën e tij”, tha Spasojeviq, ish ambasador i Serbisë në Turqi.

Ai pohoi se për shkak të politikës kadrovike të Mërkiqit, ku siç thotë, prijnë diplomatët nga regjimi i Millosheviqit, Serbia disa muaj nuk ka ambasador as në Kanada, NATO si dhe Kinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.