Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se kriza e refugjatëve në Europë mund të zgjidhet vetëm ‘hap pas hapi’ në mes të vendeve të BE-së dhe Turqisë.
Komentet e Merkelit erdhën pas guvernatorit Horst Seehofer, i cili për disa javë rresht e ka quajtur vendimin e kancelares ,që lejonte refugjatët nga Hungaria të hynin në Europë, si vendim të gabueshëm, transmeton Gazeta Blic.
Ai është ankuar edhe për Austrinë fqinje në lidhje me rrjedhjen e pakoordinuar të të ardhurve të rinjë.
Megjithatë, Merkel këmbëngul se Gjermania ‘do t’ia del edhe kësaj krize’, pasi në kohën e internetiti është e pamundur të ndalesh fluksin e refugjatëve duke mbyllur kufijtë.
“Ne nuk mund të zgjidhim problemin e refugjatëve vetëm me një drejtim. Në duhet të vazhdojmë hap pas hapi,” tha Merkel.
Ajo është e bindur se numri i refugjatëve do të reduktohet vetëm pas bashkëpunimit me Turqinë, Greqinë dhe BE-në.
Ajo ka shtuar se mundësia për bashkëpunim me Turqinë mund të rritet pas zgjedhjeve të së dieles, shtoi Merkel.