Ky çmim ka shumë gjasa të fitohet prej saj për rolin vendimtar në krizat e refugjatëve dhe çështjen e Ukrainës, transmeton Indeksonline.
“Kancelarja Angela Merkel ka perspektiva të mëdha për marrjen e çmimit Nobel për Paqen, shprehet e përditshmja më popullore dhe më e lexuar në Gjermani në një artikull të shkurtër me titull “Çmimi Nobel për Paqen Angela Merkel?”.
Në Oslo, Kristian Berg Harpviken, drejtues i Institutit të Kërkimeve për Paqen (PRIO) dhe prej ekspertëve më të dëgjuar për Nobelin e Paqes, e konfirmon fitoren e lideres gjermane edhe pse parashikimet e tij jo rrallëherë kanë qenë të sakta.
“Angela Merkal do ta marrë çmimin Nobel për Paqen”, deklaroi ai gjatë një konference shtypi.
“Angela Merkel është i vetmi person që ka marrë rolin e lidershipit për këtë çështje në Evropë”, theksoi ai.