Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Presidentin e Sirisë, Bashar Al Assad. Merkel ka deklaruar se nuk ka ndërmend të bashkëpunojë me të.
Ndërsa, ka shtuar se pjesa më e madhe e sirianëve po kërkojnë strehim në Evropë, pikërisht se duan t’i ikin regjimit tët ij dhe kjo përjashton mundësinë e bashkëpunimit.
“Aleanca ndërkombëtare kundër Shtetit Islamik nuk përfshin Assadin dhe trupat e tij. Ne nuk harrojmë që pjesa më e madhe e refugjatëve, që kanë ardhur tek ne, janë larguar prej Assadit. Ai vazhdon të lëshojë bomba kundër popullit të tij, kështu që nuk mund të ketë rë ardhme në krye të shtetit”, ka thënë kancelarja.
Ndërkohë, mesazhi i gruas më të pushtetshme në botë mund të shihet edhe si një sinjal kundër Putin.