Kancelarja gjermane Angela Merkel ka komentuar rrëzimin e avionic rus nga forcat turke.
Ajo është shprehur se ‘rrëzimi i avonit rus e ka rënduar edhe më shumë situatën në Siri,’ transmeton Gazeta Blic.
Para deputetëve në parlament ajo ka shtuar se ‘ne duhet të bëjmë çdo gjë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.’
Ajo ka shtuar se ka pasur edhe një bisedë telefonikë me kryeministrin turk Ahmet Davutoglu.
“Kjo nuk është mënyra që na sjell afër një zgjidhje të qëndrueshmë,” ka shtuar Merkel.
Merkel ka theksuar se vetëm një zgjidhje politike afat-gjatë mund të ndalojë konfliktin në Siri.