Lajmet e fundit
Merr fund ankthi i gati dy dekadave për familjen Vinarci

Merr fund ankthi i gati dy dekadave për familjen Vinarci

nkthi i familjes 15 anëtarëshe Vinarci nga Mitrovica tash e 16 vite për dyshimet se në bunarin që ndodhet në oborrin e shtëpisë së tyre në qendër të Mitrovicës mund të ketë eshtra njerëzish nga lufta e fundit në Kosovë, ka marr fund përfundimisht të hënën.

Përfaqësues të Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës bashkë me ata të EULEX-it, Policisë dhe KFOR-it, pas një pune disa orëshe kanë konstatuar se në këtë bunar nuk ka eshtra njerëzish.

Jakup Vinarci, pronar i shtëpisë, ka bërë të ditur për Kosovapress se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur që brenga që kishin pasur ai bashkë me familjarët e tjerë për 16 vite, më në fund u hoq.

“Fatbardhësisht sot u zbulua e vërteta, asgjë prej asaj që kemi menduar nuk doli, disa mbeturina, disa thasë me tallash, enë, radio që ishin gjuajtur në bunar – tjetër nuk kishte aty. Jam i kënaqur dhe kërkoj Allahut shyqyr që vërtetë nuk ka asgjë dhe na flen zemra rehat”, ka thënë Vinarci.

Edhe Bajram Çerkini, kryetar i Këshillit koordinues të shoqatave për persona të pagjetur në Mitrovicë, u shpreh i gëzuar për fundin e ankthit të familjes Vinarci.

Sipas tij, janë gjithsej 11 lokacione në komunën e Mitrovicës ku dyshohet për kufoma, por që EULEX-i nuk po e kryen punën si duhet.

“Na ka mbetur Suhodolli në gjysmë, pjesa veriore, varrezat në të dyja anët e qytetit, xhamia, spitali – do të thotë 11 lokacione. EULEX-i veç i ka filluar dhe i din, por nuk punon, nuk i kryen, për shkak se don ta shtyj mandatin e vet edhe për ndonjë vit, sepse kanë rroga të majme. EULEX-i siç duket nuk ka humanitet, ka interesa shumë personale apo ndoshta ndonjë politikë të cilën ne nuk e njohim”, theksoi Çerkini.

Leave a Reply

Your email address will not be published.