Leo Messi dhe Neymar mund të rrezikojnë të ardhmen ekonomike të Barcelonës.Kontrata e re e Messit nga e cila pritet të përfitojë 39.4 milionë euro mund të jetë problem për Barcelonën, për ekonominë e kësaj skuadre, shkruan AS.
Messi nuk është problemi i vetëm, pasi aty është edhe Neymar, i cili po ashtu po pret kontratë të re, nga e cila do të përfitojë edhe më shumë.
P ashtu paga të larta marrin edhe lojtarët si Luis Suarez, Andres Iniesta, apo Sergio Busquets, i cili po ashtu është në bisedime për kontratë të re.
Barcelona 421 milionë aspo 73 për qind të buxhetit e shfrytëzon për paga të lojtarëve, ndërsa nëse Messi me kontratë të re do të përfitojë 80 milionë euro për dy sezone, Neymar 50 dhe Luis Suarez 20, atëherë vetëm ata të tre do të shfrytëzonin 150 milionë euro nga 421 dhe kjo do të ishte një problem i madh për skuadrën.
Zgjedhja e vetme e Barcelonës është që të rrisin të ardhurat, duke përmirësuar kontrata e tyre me sponsorët kryesorë që kanë. /Express