Kevin Keegan beson se Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo do të duhej ta ndanin Topin e Artë.
Legjenda angleze, Kevin Keegen insiston se Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo janë më të mirët në botë dhe bindshëm para të tjerëve.
Ai tha se, këta dy futbollistë në katër vitet e fundit është dashur ta ndajnë Topin e Artë, pas paraqitjeve të tyre fantastike.
“Nuk ndodh shumë shpesh, por ata është dashur ta ndajnë Topin e Artë në katër vitet e fundit. Ju mund të thoni Messi ose Ronaldo, sepse ata janë në nivel tjerë me dallim nga të tjerët”, tha Keegen për Sc.qa.
“Do të doja të shihja dikën tjetër duke fituar, por besoj se tashmë është radhe e Messit”.