Lionel Messi ka thënë se Barcelona do të jetë klubi i vetëm evropian që do të luajë, duke i mbyllur derën një kalimi të mundshëm në Manchester City ose Paris Saint-Germain.
Raportohej se City do të bënë një ofertë për Messin, por kishte dhe skuadra tjera nga Liga Premier dhe Ligue 1, që ishin të interesuara për shërbimet e argjentinasit.
“Kam thënë gjithmonë që Barcelona është shtëpia ime dhe këtu do të pensionohem, por e kisha fjalën për futbollin evropian”.
“Nuk do të mund të luaja për ndonjë skuadër tjetër në Evropë”.
“Por do të dëshiroja që të luaja në Argjentinë, pasi e kam lënë atë vend kur isha ende i vogël. Do të doja të isha pjesë e ndonjë ndeshje atje”, ka thënë Messi.
Në fund të karrierës Messi mund të luajë në ndonjërën nga skuadrat e Argjentinës, e ajo që është më afër zemrës është Newell’s Old Boys, ku e filloi edhe karrierën.