Manchester City është duke u përpjekur që t’ia bëjë një dhuratë trajnerit të ardhshëm Pep Guardiolas.
Tekniku spanjoll, i cili në fund të këtij sezoni do të largohet nga Bayern Munich, sipas të gjitha gjasave, sezonin e ardhshëm do ta drejtojë Manchester Cityn.
Sipas mediave spanjolle dhe angleze, ‘qytetarët’ janë duke u përpjekur që qysh në sezonin e parë të Guardiolas në Anglia, t’ia transferojnë një super lojtar.
Lionel Messi dhe Neymar janë dyshja e Barcelonës që kërkohen nga City. Të dy lojtarët kanë kontratë të afat-gjatë më ‘blaugranat’, por klubi anglez do të provojë që t’ia ‘vjedh’ Barcelonës Messin ose Neymarin.