Lionel Messi ka marrë çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në La Ligën spanjolle duke lënë prapa Cristiano Ronaldon.
Në ceremoninë e përvitshme të shpalljes së më të mirëve të vitit nga La Liga, Lionel Messi ka marrë çmimin si futbollisti më i mirë i stinorit të shkuar.
Ylli argjentinas që drejtoi Barçën drejt triumfit në La Liga dhe në Kupën e Mbretit, la prapa rivalin e tij kryesorë Cristiano Ronaldon e Real Madridit, i cili u ngushëllua me çmimin e marrë nga votat e tifozëve në internet, transmeton KosovaPress.
Në natën e yjeve liga spanjolle ndau edhe çmime të tjera:
Portieri më i mirë: Claudio Bravo (Barcelona)
Mbrojtësi më i mirë: Sergio Ramos (Real Madrid)
Mesfushori më i mirë: James Rodriguez (Real Madrid)
Sulmuesi më i mirë: Lionel Messi (Barcelona)
Trajneri më i mirë: Luis Enrique (Barcelona)
Futbollisti më i mirë afrikan: Sofiane Feghouli (Valencia)
Futbollisti më i mirë amerikano jugor: Neymar (Barcelona)
Futbollisti më i mirë nga votat në internet: Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
Futbollisti më i mirë i vitit në La Liga: Lionel Messi (Barcelona)