Ylli i Barcelonës, Leo Messi, vendosi rekord të ri në fitoren 3 me 1 ndaj Arsenalit të mërkurën në kuadër të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve.
Pas dy golave në ndeshjen e parë në fitoren 2 me 0, argjentinasi realizoi golin përmbyllës në fitoren 3 me 1 dhe u bë lojtari që ka realizuar më së shumti gola ndaj një ekipi në Ligën e Kampionëve.
Ky ishte goli i nëntë i tij ndaj Arsenalit, diçka që nuk është arritur nga asnjë lojtar ndaj ndonjë skuadre të caktuar.