Lajmet e fundit

Meta: Terrorizmi dhe nacionalizmi cenojnë sigurinë rajonale

Kryeparlamentari Ilir Meta thotë se i gjithë Ballkani duhet të integrohet në Bashkimin Europian dhe në NATO. Deklarata e tij u bë në Budapest të Hungarisë ku ndodhet në konferencën e kryeparlamentarëve të rajonit. Duke folur në konferencën e djeshme ai apeloi që të përfundojë procesi i njohjeve të shtetit të Kosovës, duke u bërë thirrje të gjitha vendeve të rajonit që ta njohin. Sipas tij, Ballkani ka bërë progres të madh por shtoi se ka ende sfida që duhet të përballohen bashkarisht. “Terrorizmi, nacionalizmi dhe populizmi cenojnë sigurinë rajonale. Ndërlidhja infrastrukturore, forcimi i ligjit dhe demokracisë janë kyçe për zhvillimin ekonomik të Ballkanit”, u shpreh Meta. Ai shtoi më tej se Shqipëria mirëpret inciativat konkrete që burojnë nga procesi i Berlinit, duke nënvizuar se të rinjtë kanë nevojë për perspektivë të qartë punësimi./a.y/noa.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.