I ftuemi ne emisionin Rrokum Roll, ishte Drejtori Egzekutiv i Televizionit Rrokum, Migjen Kelmendi.
I pyetun nga moderatori Fidan Jupolli per impresionet mbas koncertit Gjurmet & Friends ne Tirane, Kelmendi tha se ajo qe e ka ba koncertin me qene i paharrueshem asht publiku, sidomos ai i Prishtines.
“Falenderoj pafundesisht, çdo individ, çdo çift, çdo shoqni qe ne menyre te organizueme erdhi ne Tirane ne koncertin e ribashkimit te Gjurmeve. Prishtina asht nji publik i hatashem”, tha Kelmendi.
“Ka qene ngjarje qe s’asht dashte me huq. Kush e ka huq, ka huq shume”, tha ai. “Ne Tirane u pa nji nukleus urban i Prishtines, por edhe i Tiranes, qe asht i mbuluem nga nji perditshmeni vullgare, brutale politike, qe s’po e len me u pa”, vleresoi ai.
Simbas Kelmendit, vullgariteti e brutaliteti politik po i nxisin anet e keqija te njerezve e jo anet e mira, e qysh tha ai, kjo situate asht njajte edhe ne Tirane edhe ne Prishtine.
“Kjo bani qe njerezit erdhen ne kete koncert si me ardhe ne nji azil qytetarie”.
Kelmendi shtoi se muzika e ka nji fuqi qe i ban te gjithe njerezit NJI.
E per pjesemarrjen e Shpend Ahmetit e Erion Veliajt, te cilet e kenduen ne fund bashke me krejt interpretuesit kangen “Ne tren per Perzeren”, Kelmendi tha se ka krijue xhelozi te disa politikane.
Moderatori Jupolli e orientoi biseden prej muzike drejt politike, tue e pyet Kelmendin per vitin politik 2015.
“Kurgja s’asht 2015 çka ka me qene 2016”, tha Kelmendi per situaten politike ne vend. Kelmendi u shpreh i bindun se viti 2016 ka me qene nji vit i rande, ku shume çashtje te paperfundueme kane me psue nji perfundim.
“Kosova ka nevoje per burreshtetas, e mbetet te shihet ne 2016’ten se a ka kesi njerez ne Kosove. Njerez qe dijne me marre vendime dhe me i zbatue vendimet jane ata qe i duhen Kosoves”.
Kelmendi e perseriti vleresimin e tij te thanun ma heret se fatkeqesia e shoqnise kosovare asht se realiteti po u zhvillohet dhe vjen si – shok! Si traume.
“Qysh asht e mundun qe kjo shoqni po jeton ne nji shok permanent plot 15 vjet?!”, pyeti Kelmendi.
“Lufta i erdhi kesaj shoqnie si shok, intervenimi i NATO’s, poashtu shok, sepse askush nuk besonte se kane me intervenue, mandej pamvaresia si shok, flamuri i Kosoves si shok, himni…kushtetuta….shteti qytetar….shteti multietnik…Hashim Thaçi si kryeminister….Isa Mustafa si kryeminister…..nji shok permanent po i ndodhe kesaj shoqnie!”, tha Kelmendi.
“A doni me ju tregu cili ka me qene shoku i ardhshem per kete shoqni – Hashim Thaçi President! Nji pjese shume e madhe e kesaj shoqnie asht e bindun se kjo s’ka me ndodhe!”, parashikoi Kelmendi.
“Fati i keq i kesaj shoqnie asht se nuk u debatuen temat e medhaja per kete shoqni, tue fillue nga shteti, identiteti, himni, flamuri, kushtetuta….ato debate mbeten te mbylluna vetem ne faqet e Gazetes JAVA”, vleresoi ai.
Kelmendi foli shkurt edhe per 10 vjetorin e Televizionit Rrokum. Ai tha se viti 2016 asht viti kur Rrokum i ban 10 vjet pune. “Me mbajt 10 vjet nji televizion me finansime vetanake dhe me e ruejt pamvaresine e tij, vetvetiu asht nji rezultat i madh”, tha ai.
Kelmendi tha se Televizioni Rrokum asht nji projekt medial krejt i veçante ne spektrin medial te Kosoves, ashtu siç kane qene Gjurmet te ndryshem ne rockun e viteve ’80.
https://www.youtube.com/watch?v=iOp-j1vjxaE