Lajmet e fundit
Mihjet mbeten të Kosovës

Mihjet mbeten të Kosovës

Mihjet sipërfaqësore më në fund do të mbesin pasuri shtetërore. Ato do të hiqen nga pakoja tenderuese e Termocentralit “Kosova e Re”. Ky është edhe një ndryshim që i bëhet pakos tenderuese në procesin e stërzgjatur për ndërtimin e këtij termocentrali nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Kreu i kësaj ministrie, Fadil Ismajli, tashmë e ka bërë të ditur për media duke e cilësuar si të gabuar vendimin e marrë më herët që mihjet t’i jepen kompanisë fituese.

Ai është shprehur se me kërkesë të kompanive të parakualifikuara për ndërtimin e termocentralit të ri, kushtet e tenderit janë ndryshuar në disa pika, ndër to edhe largimi i mihjeve nga pakoja tenderuese.

E ky vendim i ministrit Ismajli është mbështetur edhe nga shoqëria civile dhe njohësit e ekonomisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.